Rama mban takim për trajtimin e qenëve endacak, premton të bëhet zgjidhje së shpejti

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka bërë te ditur se sot  zhvilloi një takim për trajtimin e qenve endacak, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se u diskutuan pika të shumta me të gjithë akterët, përfshirë edhe ndërkombëtarët.

“Pika të ndryshme janë diskutuar, mirëpo idea ka qenë që kjo të jetë një tryezë e parë që do tëë jetë e rregullt derisa ta vëmë në kontroll problemin me qentë endacak. Problemi nuk mund të zgjidhet në nivelin lokal vetëm në komunën e Prishtinës duhet të zgjidhet në nivel qendror.

Njëra nga pikat ishte edhe organizmi i pikave të ushqimit për qentë në zona të ndryshme, nëse qentë janë të ushqyr janë më pak të rrezikshëm edhe me ngrit nivelin e dijenisë të qytetarët. Ministria e Bujqësisë thotë se zonat rurale nëpër shtëpi të ndryshme shumohen dhe lëshohen”, tha ai.

Rama shtoi se pritet që shpejt të bëhet zgjidhja e strehimit të qenëve endacak.

“Kemi inicuar kontratën me organizatën për sterilizim  të qenëve që janë të rrezikshëm. Kjo është një pikë. Janë vetëm pesë pika po jemi duke i bërë 20 tjera për të zbritur problemin e kafshimit. Qendra e strehimit për kastrim është riinicuar dhe kemi gjetur një tokë për të krijuar strehimoren ku do t’i shërbej komunës së Prishtinës dhe komunave të tjera”, tha ai./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...