Drenicaku arrestohet në Pejë, e mori veturën me qira për ta shitur në Lipjan

PUBLIKUAR

Një person nga Drenasi, i shpallur në kërkim të policisë është arrestuar të enjten nga policia e Pejës.

Policia ka njoftuar se i dyshuari po kërkohej për veprën penale shpërdorim i pasurisë së huaj.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se i arrestuari dyshohet se kishte marrë një veturë me qira në Pejë dhe të njëjtën e kishte shitur më pas në Lipjan.

Për këtë rast, IndeksOnline kishte raportuar me 6 janar të këtij viti. Ky është i arrestuari i dytë në lidhje me këtë rast, pasi një tjetër ishte kapur pak kohë pasi kishte ndodhur vepra.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kërkohej nga Policia për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e...

Kuvendi nis seancën plenare, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet sot nga...