Ministri Latifi takohet me drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare

PUBLIKUAR

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi me bashkëpunëtorë zhvilluan sot një takim me drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare lidhur me zbatimin e konceptit të Mjekësisë familjare në kuadër të Kujdesit parësor Shëndetësor, raporton Gazeta Express.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se ministri Latifi ka falënderuar punonjësit e Kujdesit Parësor Shëndetësor  për angazhimin gjatë COVID-19 dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndërsa drejtuesve të QKMF-ve u ka shprehur mbështetjen e MSh-së për realizimin e objektivave të punës me qëllim që qytetarëve t’u ofrohen shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta.

 

Nga MSH thuhet se në këtë takim janë trajtuar tema si zonimi, lista e pacientëve, përdorimi i telemjekësisë në shërbimet shëndetësore të Kujdesit Parësor dhe ndërlidhje me nivelet e tjera, përdorimi i ueb aplikacionit në kuadër të Sistemit të Informimit Shëndetësor, furnizimi me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale, vaksinimi dhe tema të tjera.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...