Liverpooli e Man City, në garë për Dybalan

PUBLIKUAR

Sulmuesi argjentinas nuk e ka vazhduar ende kontratën me Juventusin, mund të transferohet në Angli

Paulo Dybala nuk e ka vazhduar ende kontratën me Juventusin.

E në ndërkohë, nga ky vakum në mes të palëve, po mundohen të përfitojnë klubet tjera evropiane.

Në garë për sulmuesin argjentinas janë futur Liverpooli dhe Manchester City.

Për këtë siguron portali italian “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

“Reds” dhe “Citizens” janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e ish-futbollistit të Palermos.

Nëse nuk e nënshkruan kontratën e re, Dybala në verë do të jetë lojtar i lirë.

Prandaj, Të Kuqtë do ta transferonin atë me kënaqësi në “Anfield Road” e Të Kaltrit në “Etihad Stadium”.

Ndërkohë, thuhet se interesim për futbollistin ofanziv ka shfaqur qe një kohë edhe Interi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...