Çfarë i tregoi Besnik Bislimi në telefon që e shtangu Albulena Haxhiun?

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbetur e shtangur për disa minuta në seancën e sotme të Kuvendit. Kjo pasi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, e thirri dhe i tregoi diçka në telefonin e tij, shkruan Express.

Haxhiu ishte e ulur në vendin e saj, kur Bislimi e thirri. Ai ia dha telefonin e tij, për t’i treguar diçka.

Pas kësaj, Haxhiu shtanget, merr telefonin e Bislimit dhe mbetet për një kohë në këmbë duke lexuar.

Më pas ia kthen telefonin Bislimit dhe ulet në vendin e saj.

Këtë ngjarje, mediat po e lidhin me një bisedë të Haxhiut që është publikuar sot nëpër media, ku flitet për një dorëheqje të saj nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas këtyre raportimeve, bëhet fjalë për vitin 2018./Express

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...