Neymari kurrë nuk ka dashur të bëhet më i mirë se Messi – thotë babai i brazilianit

PUBLIKUAR

Neymari kurrë nuk ka dashur të bëhet më i mirë se bashkëlojtari i tij Lionel Messi dhe nuk u largua nga Barcelona për të dalë nga hija e argjentinasit në vitin 2017, sipas babait të yllit brazilian Neymar Santos Jr.

Neymari iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Barcelona në verën e vitit 2017 për një shumë rekorde sot e asaj dite, 222 milionë euro, raporton Gazeta Express.

 

Ishte thënë në atë kohë se braziliani donte të dilte nga hija e Messit për t’i pushtuar majat e futbollit botëror, por një gjë të tillë është mohuar tani nga babai i tij në Dokumentarin e Netflixit për jetën e Neymarit.

Neymar dhe Messi u bënë sërish bashkëlojtarë katër vjet më vonë, pasi ky i fundit u largua nga Camp Nou për t’iu bashkuar PSG-së.

“Biri im nuk u largua nga Barcelona me kërkesën time. Ai ishte në një vend të rehatshëm dhe donte të largohej. Ai i i kishte vënë vetes një synim. Ai kurrë nuk ka dashur të bëhet më i mirë se Messi, nuk e bëri (s’u largua) për të dalë nga hija e Messit. Në fakt, Neymari e adhuron Messin”, tha babai i Neymarit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...