Nis seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për situatën epidemiologjike

PUBLIKUAR

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar që të mblidhen në sallën e Kuvendit ku pas pak pritet të fillojë mbajtja e seancës së jashtëzakonshme, ku do të debatohet rreth situatës epidemiologjike në vend për pandeminë, shkruan Gazeta Express.

Pikë e vetme e rendit të ditës e kësaj seance do të jetë debati parlamentar për gjendjen me pandeminë në Kosovë.

Ndërkohë, po ashtu sot, duke filluar nga ora 15:00, Kuvendi do të mbajë seancë të re, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës.

Kjo është agjenda për seancën e re:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,

Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,

Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,

Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim. ​

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...