Gosens arrin për t’i kryer testet mjekësore me Interin

PUBLIKUAR

Robin Gosens është shumë afër t’i bashkohet Interit, pasi sapo i ka filluar testet mjekësore me kampionin e Serie A.

Mbrojtësi i majtë i Atalantës do të kalojë në Giuseppe Meazza në një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje për Interin, raporton Gazeta Express.

Sipas mediave italiane, Interi do t’ia paguajë Atalantës 25 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse, për mbrojtësin gjerman.

Gosens do të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare me Interin.

27-vjeçari nuk ka luajtur që prej shtatorit, kur e pësoi një lëndim të rëndë.

Ai mbërriti në Milano herët në mëngjesin e sotëm dhe tani është duke i kryer vizitat mjekësore para se ta nënshkruajë marrëveshjen me klubin e ri. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...