“Covidi e ka goditur rëndë Messin” – Trajneri e shpjegon mungesën e gjatë të Leos

PUBLIKUAR

Mungesa e Lionel Messit në disa ndeshje për Paris Saint-Germain këtë muaj dhe tani në Kombëtaren e Argjentinës në kualifikime për Kupën e Botës vjen si pasojë e vështirësive të tij për ta tejkaluar koronavirusit, ka shpjeguar trajneri Lionel Scaloni.

Messi nuk u thirr nga Argjentina për ndeshjet kundër Kilit dhe Kolumbisë javën e ardhshme. Argjentina e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në Katar 2022, raporton Gazeta Express.

Ai ka luajtur shumë pak futboll që prej dhjetorit, pasi u prek nga virusi Covid-19 pak pas festës së Krishtlindjes.

I pyetur për mungesën e Messit, trajneri i Argjentinës Scaloni tha: “Natyrisht se ne do të donim ta kishim Messin me vete”.

“Fola me të dhe ai më tha se Covidi e ka goditur fort. Është e rëndësishme për të që të bëhet mirë, prandaj edhe vendosa që më e mira ishte që ai të mbetej në klub”, shpjegoi ai.

Messi i ka luajtur vetëm 27 minuta futboll në vitin 2022, si zëvendësues në fitoren e PSG-së kundër Stade de Reims në Ligue 1 fundjavën e kaluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...