Neymar i fillon përgatitjet pas lëndimit, synon të jetë i gatshëm për përballjen me Real Madridin

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain ka njoftuar se Neymari ka filluar të vrapojë përsëri në stërvitje, dy muaj pasi e lëndoi nyjën e këmbës së majtë.

Neymari pësoi lëndim në nyje gjatë fitores së PSG-së 3:1 kundër Saint-Etienne në fund të nëntorit dhe në atë kohë mjekët e klubit thanë se ai do të mungonte rreth tetë javë, raporton Gazeta Express.

“Neymari ka filluar të vrapojë përsëri sot dhe tani e ka nisur fazën e rfitimit të kondicionit në fushë”, njoftoi PSG-ja.

PSG-ja do të përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë të rrethit të 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve më 15 shkurt në Paris.

Neymari shpreson se deri atëherë do të jetë i gatshëm për të luajtur. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...