Hovenier: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë punë të kryera, s’diskutohen

PUBLIKUAR

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, në intervistën e tij të parë pas marrjes së detyrës së ambasadorit, ka thënë se në dialogun me Serbinë nuk do të diskutohet për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, duke theksuar se janë çështje të përfunduara dhe që s’diskutohen.

Hovenier thotë se Kosova është shtet i pavarur pavarësisht kundërshtimeve. Ai shton se lidhur me këtë çështje mund të debatohet sa të mundet, por se realiteti dhe faktet në terren flasin vetë.

Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Kosova është shtet sovran. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren, flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier në një intervistë për RTK.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...