Edhe Këshilli Prokurorial merr merita për përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit

PUBLIKUAR

Këshilli Prokurorial i Kosovës thotë se përparimi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit që u publikua dje në raportin e organizatës Transparancy International ka vërtetuar se prokurorët, anëtarët e KPK-së dhe sistemi prokurorial kanë realizuar objektivat në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

KPK përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj një emisioni televiziv për deklaratat e panelistëve ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton Gazeta Express.

 

“Këshilli, vlerëson se deklarimet dhe konstatimet e bëra në këtë emision kanë pasqyruar para opinionit publik një gjendje joreale lidhur me angazhimet e vazhdueshme të prokurorëve, anëtarëve të KPK-së dhe udhëheqësve të sistemit prokurorial për realizimin e mandatit dhe objektivave të tyre në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe të gjitha dukurive të tjera kundërligjore, gjë që u vërtetua pikërisht këto ditë edhe nga organizata ndërkombëtare, “Transparency International”, e cila theksoi se Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i KPK-së:

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) reagon ndaj deklaratave të pjesëmarrësve të emisionit “Tempus” me temën: “Gara për Kryeprokuror të Shtetit”, i transmetuar mbrëmë më 25 janar 2022, në Kohavision (KTV).

Këshilli Prokurorial i Kosovës, vlerëson që në deklarimet e panelistëve të këtij emisioni ka pasur shumë të pavërteta dhe deklarime joprofesionale, të ulëta dhe qëllimkëqija në raport me sistemin prokurorial të Kosovës.

Këshilli, vlerëson se deklarimet dhe konstatimet e bëra në këtë emision kanë pasqyruar para opinionit publik një gjendje joreale lidhur me angazhimet e vazhdueshme të prokurorëve, anëtarëve të KPK-së dhe udhëheqësve të sistemit prokurorial për realizimin e mandatit dhe objektivave të tyre në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe të gjitha dukurive të tjera kundërligjore, gjë që u vërtetua pikërisht këto ditë edhe nga organizata ndërkombëtare, “Transparency International”, e cila theksoi se Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit.

Po ashtu, lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit, opinioni publik është dezinformuar, ngase Këshilli Prokurorial i Kosovës që nga dita kur ka marrë vendim për shpalljen e konkursit ka qenë transparent dhe i hapur, ku të gjitha procedurat janë zhvilluar në transparencë të plotë para partnerëve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Po ashtu, vazhdimisht është bërë thirrje për monitorim të këtij procesi.

Lidhur me konstatimet e raporteve me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, KPK-ja rithekson falënderimet dhe vlerësimet për mbështetjen e vazhdueshme që ka nga kjo ambasadë mike, ndërsa njofton opinionin publik se raportet e bashkëpunimit me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë janë duke vazhduar dhe do të vazhdojnë me synimin për thellimin e tyre.

Në fund, KPK-ja duke vlerësuar dhe respektuar lirinë e shprehjes dhe mendimit, kërkon që kjo liri të mos keqpërdoret përmes deklarimeve të pavërteta dhe denigruese ndaj prokurorëve, anëtarëve të KPK-së dhe sistemit prokurorial në përgjithësi.​

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...