Deliu-Kodra: Deputetët e VV-së s’patën guxim t’i thonë jo propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike

PUBLIKUAR

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë pasur guxim që t’i thonë Qeverisë që të refuzohet propozimi aktual për shtrenjtimin e energjisë elektrike, shkruan Gazeta Express.

Deliu-Kodra tha se mos mbështetja e Rezolutës së propozuar nga opozita është lajm i keq për qytetarët.

“Deputetët e Vetëvendosjes nuk patën guximin t’i thonë Qeverisë që të refuzohet propozimi aktual për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Mosmbështetja e Rezolutës së propozuar nga subjektet politike opozitare, është lajm i keq për qytetarët e Kosovës, të cilët nuk e dijmë se si do të mund të paguajnë faturat e shtrenjta të energjisë elektrike”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Për shkak të Kryeministrit Albin Kurti dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nga muaji i ardhshëm faturat e energjisë elektrike do t’iu vijnë me çmime tepër të larta.

Sot, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i braktisën qytetarët të Republikës së Kosovës.

Deputetët e Vetëvendosjes nuk patën guximin t’i thonë Qeverisë që të refuzohet propozimi aktual për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Mosmbështetja e Rezolutës së propozuar nga subjektet politike opozitare, është lajm i keq për qytetarët e Kosovës, të cilët nuk e dijmë se si do të mund të paguajnë faturat e shtrenjta të energjisë elektrike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputetët e partisë së tij, Vetëvendosje, iu kanë mashtruar kur kanë premtuar se do të ulin çmimin e energjisë. Kjo, jo vetëm që nuk po ndodh, por nga 1 shkurti ju do të paguani shumëfish më shumë. Secili prej jush do ta vërtetojë peshën e faturës pas një muaji dhe braktisjen që sot ua bënë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje me urdhër të Albin Kurtit.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...