Glauk Konjufca infektohet për herë të dytë me koronavirus

PUBLIKUAR

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është infektuar për herë të dytë me koronavirus. Lajmin e dha sot në seancën parlamentare, nënkrytarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, raporton Gazeta Express.

“Kryetari ka rezultu pozitiv me COVID-19, kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë. Kjo është për njoftimin tuaj, natyrisht edhe për njoftim të publikut”, tha ajo.

Shpresojmë që do ta kalojë shumë shpejt dhe me lehtësi”, shtoi Bogujevci.

Konjufca ishte infektuar me COVID-19 edhe në fund të vitit 2020.

“Qytetarë të dashur, miq të çmuar, Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19. Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike”, kishte shkruar Konjufca më 1 shjetor 2020.

Kuvendi i Kosovës po e vazhdon seancën plenare me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...