Edhe Shqipëria i miraton dy projektligjet e marrëveshjeve me Kosovën

PUBLIKUAR

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë ka bërë me dije se është miratuar projektligji për ratifkimin e marrëveshjeve ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo marrëveshje e shqyrtuar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive i përket zbatimit të letësimit të procedurave doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave.

Ndër të tjera Ibrahimaj tha se projektligji  parashikon edhe çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit.

“Miratuam sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë për sa i përket zbatimit të lehtësimit të procedurave të ndërsjella në procedurat doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Sot kjo marrëveshje shkon në parlament dhe do të lehtësojë marrëdhënien e ndërsjelltë dhe tregtinë ndërmjet dy vendeve tona, duke njohur të gjitha licensat dhe agjencitë doganore që ndodhen në kufi.

Të dy vendet do të njohin kontrollet e vetëm një vendi duke ulur kohën e kontrollit doganor. Marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit dhe të gjitha lehtësirat që kjo pikë do të sjelli dhe do të njohë disa protokolle të cilat do ti hapin rrugën të tjerave.’- ka thënë ministrja Ibrahimaj./abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...