Klubi italian ia mësyn Kasamit

PUBLIKUAR

Mesfushori shqiptar i Baselit e kishte një eksperiencë në Itali në të kaluarën, ku kishte luajtur në Palermo

Pajtim Kasami mund të rikthehet në futbollin italian.

Mesfushori shqiptar është bërë objektiv i Sampdorias.

Klubi italian do të mundohet ta transferojë ish-përfaqësuesin zviceran qysh këtë muaj.

Futbollistit shqiptar nga Maqedoni e Veriut do t’i skadojë kontrata me Baselin gjatë verës që vjen.

Ndërkohë, ai do ta mirëpriste një eksperiencë të re në Serie A, ku kishte luajtur më parë për Palermon, përcjell “Gazeta Express”.

Krahas Italisë, Kasami ka luajtur edhe në Angli me Fulhamin dhe Nottingham Forestin.

Gjithashtu, 29 vjeçari e pati një përvojë edhe në Greqi te Olympiacosi.

E në Zvicër është paraqitur në fanellën e ekipeve si Bellinzona, Luzern, Sion dhe tash Basel. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...