“As avokat, as doktoreshë”, përplasen Haxhiu me Kollqakun

PUBLIKUAR

Kryesuesja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Kollqaku dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Hahxiu, janë përplasur mes vete sot në mbledhjen e këtij komisioni ku po raportonte ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi.

Ishte deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ai që iu ankua Fatmire Kollqakut se nuk po iu jep kohë opozitës që t’i drejtohen ministrit me shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

“Kryetare të paktën nëse koha e ministrit është e rezervuar do të thotë përfaqësuesit e një subjekti politik me ja jep të drejtën, jo ju të mazhorancës me e shpenzuar kohën për ministrin. Por që të paktën shqetësimet e të gjitha subjekteve politike me i dëgjuar ministri. Sepse kështu po i bëni dëm ministrit”, tha Haxhiu.

Deputetja e VV-së, Fatmire Kollqaku, ka theksuar se Haxhiu nuk ka ardhur me kohë në komision. Sipas saj pjesën më të madhe të debatit ka diskutuar opozita.

“Këtë çka e thatë është në kundërshtim me të vërtetën. Në çfarë kohe erdhën zotërinjtë që tash po e kërkojnë fjalën. E dyta e kas shfrytëzo opozita fjalën e jo pozita”, tha ajo.

Ndërkaq deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se s’është me rëndësi se kur ai vjen në komision. Sipas tij anëtarëve të PDK-së nuk iu dha mundësia t’i drejtohen ministrit.

“S’është me rëndësi ajo punë. Jo, opozita unë jam përfaqësues i PDK-së edhe Filloreta përfaqësuese e PDK-së”, tha Haxhiu.

Ndërkohë që kryetarja e Komisionit e ka pyetur Haxhiun se a është avokat i deputetes së PDK-së

“A je avokat i Filloretës. Deputetja din vet me folë”, tha ajo

“Mos u nervozo ruje shëndetin, se kohë pandemi është shumë e rëndësishme me e rujtë shëndetin”, iu kundërpërgjigj Haxhiu -Kollqakut.

“Avokat a e përfundove?”, shtoi Kollqaku.

“More ti as avokat as doktorësh asnjonen. Unë vij kur të dua edhe ty s’të raportoj kur të vij”, përfundoi Haxhiu.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...