Pesë klube e duan Dele Allin

PUBLIKUAR

Mesfushori ofanziv anglez pritet të largohet nga Tottenhami këtë muaj, mund të mbetet në Premierligë. E duan edhe në Gjermani

Del Alli pritet të largohet nga Tottenhami në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori ofanziv ka pasur rënie të formës viteve të fundit dhe po e kërkon këndelljen.

Përfaqësuesi anglez megjithatë mund të vazhdojë të luajë në Premierligë.

Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas tij, Newcastle i prin listës për transferimin e mesfushorit në formë huazimi.

Por, në garë për të janë edhe Brightoni, Burnley e Evertoni në Angli.

Gjithashtu, Borusia Dortmundi ka shprehur interesim për lojtarin.

Klubi gjerman vlerëson se Dele Alli mund ta jepte kontributin njëjtë si bashkëkombësi i tij, Jadon Sancho, i cili ishte transferuar në Manchester United. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...