Ministri Latifi thotë se numri i rasteve me COVID mund të rritet edhe më shumë ditëve të ardhshme

PUBLIKUAR

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, po raporton në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast Latifi ka thënë se rastet e reja me COVID-19 mund të rriten edhe më shumë.

Megjithatë, ai është shprehur se shtetet tjera kanë numër edhe më të lartë të rasteve të reja me COVID se Kosova.

“Është pritë me u rrit rastet, kanë me shku ndoshta edhe më lartë numri i të infektuarve, megjithatë ne jemi mirë, Sllovenia i ka në një ditë 5 mijë e 349 raste, Serbia 2 mijë e 300, Kroacia 2 mijë e 100, te ne mesatarisht për një million banorë i kemi 1 mijë e 500 raste”, ka deklaruar ai.

Derisa është kritikuar për neglizhencë nga deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, Latifi ka thënë se të gjithë anëtarët e ministrisë po kryejnë punën e tyre dhe po e administrojnë mirë gjendjen.

“Nuk ka neglizhencë këtu, ka administrim të mirë. Ne të gjithë kemi mësu mësime dhe kemi me bo më mirë herave tjera. Unë po ju them juve me përgjegjësinë më të madhe se nuk ka neglizhencë, secili anëtarë i Ministrisë së Shëndetësisë është në krye të detyrës së bashku me të gjithë profesionistët”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë,...

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin...