Qeveria vendos për pagesën e policës kufitare për bashkëatdhetarët në vitin 2022

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për subvencionimin e policës kuftare për bashkëatdhetarët edhe për vitin 2022.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se mbulimi i policës kufitare do të vlejë deri më 31 dhjetor 2022 deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare, raporton Gazeta Express.

“Ky propozim vendim ka për qëllim subvencionimin e policës kufitare e cila vlen deri më 31 dhjetor 2022. Kemi të bëjmë me një vendim në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, në kuadër të kësaj kemi paraparë që të vazhdohet mbulimi i policës kufitare deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje”, tha Murati.

SHIKO MË SHUMË

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë,...

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin...