Mesazhi i Sadio Manes nga spitali, pas lëndimit të frikshëm

PUBLIKUAR

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, ka thënë se është mirë, pasi u dërgua në spital urgjentisht për shkak të një goditjeje që e mori në kokë gjatë fitores së Senegalit kundër Kape Verde në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Ishin ngritur shqetësime të mëdha pasi Mane u përplas kokë me kokë me portierin e Kape Vergës Vozinha, raporton Gazeta Express.

Vozinha u përjashtua me karton të kuq për këtë përplasje.

Mane pati nevojë për mjekim në fushë dhe befasisht u lejua ta vazhdonte lojë. Ai e shënoi golin e fitores së Senegalit për t’ia siguruar çerekfinalen.

Por 29-vjeçari, i cili i kishte humbur ndjenjat gjatë përplasjes, u rrëzua në tokë pasi e festoi golin dhe më pas u nxor nga loja.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Senegalit Aliou Cisse konfirmoi se Mane ishte dërguar në spital: “Atij i ra të fikët, koka e tij po sillej dhe u desh të dërgohej në spital”.

Mane më vonë e publikoi një fotografi ku shihet i shtrirë në spital dhe përballë Vozinhas.

Ai konfirmoi se është mirë, por paraqitja e tij në ndeshjet e ardhshme në këtë turne është në dyshim.

“Fatmirësisht, gjithçka është mirë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, shkroi Mane në Instagram. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...