Cilësia e ajrit jo e shëndetshme në këto orë të mbrëmjes në Prishtinë

PUBLIKUAR

Gjendja e ajrit sonte në Prishtinë vazhdon të jetë i ndotur, sipas matjeve aktuale nga monitorët e vendosur nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit.

Monitorimi i ajrit bëhet përmes matësve të vendosur në pika të ndryshme në Kosovë.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit mat grimcat në çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.

Grimcat e kësaj madhësie, rreth 1/30 të diametrit të mesatares së fijes së flokut të njeriut, përbëjnë rrezikun më të madh për shëndetin. Studimet shkencore kanë lidhur ndotjen afatgjatë prej grimcave, veçanërisht nga grimcat e imta, me probleme të mëdha të shëndetit, si sëmundje të zemrës dhe të mushkërive.

Ndotja e ajrit shkakton 9 milionë vdekje në botë çdo vit, e cila është e barabartë me një të katërtën e vdekjeve totale.

Globalisht, vdekshmëria për shkak të ndotjes së ajrit arrin deri në 120 vdekje në 100.000 banorë, ndërsa në nivel evropian ky numër arrin deri në 133 vdekje në 100.000 banorë.

Ndotja e ajrit në Kosovë vlerësohet të jetë shkaktarja e 835 vdekjeve të parakohshme në vit.

Efektet tjera të ndotjes së ajrit në Kosovë përfshijnë sëmundjet akute të frymëmarrjes, përkeqësimin e gjendjes së pacientëve që vuajnë nga zemra dhe astma, kancerin e shkaktuar direkt nga ndotësit, nxitjen e acarimeve të syrit apo hundës, si dhe stresin dhe humbjen e mirëqenies së përgjithshme.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...