Raste me Covid-19, shkolla “Gjimnazi Ulpiana” në Lipjan kalon në mësim online

PUBLIKUAR

Pas rasteve të fundit me Covid-19 shkolla Gjimnazi Ulpiana në Lipjan ka kaluar në mësim online.

 

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo shkollë.

 

“NJOFTIM
Njoftohen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan dhe paralelja e ndarë në Gadime se Task Forca për menaxhimin e situatës me COVID-19 ka marrë vendim që nga data 26. 01. 2022 deri 04.02.2022 procesi mësimor do të zhvillohet sipas skenarit “C” mësimi në distancë (online).
Orari i mësimit në distancë do të jetë sipas orarit të mësimit të rregullt në shkollë.
Procesi i mësimit të rregullt me prezencë fizike në shkollë do të fillojë me datë 07. 02. 2022
Për çdo ndryshim të vendimit do të njoftoheni me kohë” thuhet në njoftim

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...