Progresi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit, Haxhiu: Ky është vetëm fillimi

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të raportit të Transparency International, që ka njohur progresin në luftën kundër korrupsionit duke renditur Kosovën në vendin e 87-të nga 180 vende.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se ky ëhstë vetëm fillimi, pasi synojnë që brenda këtij mandati Kosova të arrijë mesataren globale e t’i afrohet mesatares evropiane.

“Sot, Transparency International ka njohur progresin në luftën kundër korrupsionit duke renditur Republikën e Kosovës në vendin e 87-të nga 180 vende. Në vitin 2020 ishim në vendin e 104, kurse sot jemi 17 vende më poshtë! Kosova ka marr 39 pikë nga 100 të mundshme, por ky është vetëm fillimi. Synimi ynë është që brenda këtij mandati, Kosova të arrijë mesataren globale e ti afrohet mesatares evropiane”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë ka përmendur edhe hapat që kanë ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit.

“Përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit, përveç kompletimit të pakos ligjore Anti-korrupsion, përkthehet gjithashtu përmes realizimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Vettingut në drejtësi, jetësimit të Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme por edhe me mbështetjen buxhetore për sistemin e drejtësisë. Kosova ka shumë sfida, por edhe ne kemi vullnet të madh dhe nuk ndalemi deri në jetësimin e zotimeve tona”, përfundoi ajo. 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...