Haradinaj ka pesë pyetje publike për Qeverinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka adresuar disa pyetje në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shtruar pesë pyetje që kanë të bëjnë me shkëmbimet energjetike me Shqipërinë.

Këtij postimi ai ia ka bashkangjitur edhe një grafikon të shkëmbimeve të rrymës me Shqipërinë gjatë qeverisjes së tij dhe qeverisë Kurti me 2021.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Pyetje publike për Qeverinë:

1. Pse shkëmbimet energjetike me Shqipërinë janë të papërfillshme gjatë Qeverisë Kurti?!

2. Pse psh Kosova gjatë kohës së qeverisjes sime, verës i ka dhënë kaq shumë rrymë Shqipërisë, për të marrë atë gjatë dimrit?

3. Pse Qeveria Kurti e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë?!

4. Pse nuk ka krijuar rezerva për dimër, siç ka ndodhur më herët, për të siguruar stabilitet energjetik?

5. A e ka bërë nga mosdija, apo qëllimisht?

Shihni grafikonin e shkëmbimeve të rrymës me Shqipërinë gjatë qeverisjes sime me 2019 dhe Qeverisë Kurti me 2021.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...