Kryesuesi i ZRRE-së tregon se sa kohë do të vlejë vendimi për shtrenjtimin e rrymës, kërkon krijimin e një fondi për t’i ndihmuar qytetarët

PUBLIKUAR

Zejnullahu ka propozuar që për qytetarët që nuk mund t’i përballojnë çmimet e energjisë elektrike të krijohet një fond përmes së cilit ata do të ndihoheshin nga institucionet.

“Konsumatorët të cilët nuk mund t’i përballojnë çmimet e energjisë elektrike duhet të mbështeten për shkak se janë një kategori konsumatorësh siç janë pensionistët dhe kategori të tjera që as nuk trajtohen si raste sociale, por e kanë vështirë t’i përballojnë çmimet e energjisë elektrike edhe me çmimet ekzistuese”, tha ai.

“Prandaj, unë kërkoj që ky fond të krijohet sa më parë, për shkak që do t’ia lehtësonte punën edhe ZRRE-së, e në të njëjtën kohë, do t’i mbronte atë kategori të konsumatorëveqë janë të cenueshëm e të cilit e kemi obligim bashkërisht me i mbështetë”, shtoi Zejnullahu.

Kryesuesi i ZRRE-së përmendi edhe faktin se sivjet kanë ndodhur “fatkeqësi” me ndaljen e furnizimit me rrymë nga Termokosi dhe rënien e dy blloqeve në termocentralin Kosova B.

“Dhjetë vitet e fundit, asnjëherë nuk ka ndodhë me ra dy B-ja. Ka qenë fatkeqësi që këtë vit për një kohë shumë të shkurtër kanë qenë dy B-jat jashtë funksionit. Nëse i merrni të dhënat historike, mund ta shihni. Termokosi prej vitit 2015, asnjëherë s’kemi pasur ndërprerje të furnizimit me ngrohje. Këtë vit ka ndodh”, tha ai, duke shtuar një shprehje të popullit.

“Kjo është fatkeqësi që thotë populli këto të këqijat kur fillojnë me ardhë, vijnë përnjëherë.”

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...