Edhe një lojtar tjetër largohet falas nga Bayern Munich

PUBLIKUAR

David Alaba, Jerome Boateng, Javi Martinez. Dhe tani, Niklas Süle. Largimi i katërt falas nga Bayern Munich në një kohë shumë të shkurtër është praktikisht një realitet. Edhe ish-lojtari i Hoffenheim, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, do të largohet pa rinovuar nga Munihu.

Negociatat për një zgjatje të mundshme të kontratës së Süles kishin ngecur. Dhe tani, siç mësohet nga “Bild”, vendimi është marrë: lojtari ka refuzuar një rritje të konsiderueshme rroge dhe, nga 1 korriku, nëse nuk ka përmbysje në javët në vijim, do të jetë në gjendje të zgjedhë ekipin e tij të ardhshëm në mënyrë të pavarur.

Ne i bëmë një ofertë Niklas. Tani i takon atij ta pranojë apo jo, – tha Herbert Hainer, presidenti i Bayernit të dielën. – Natyrisht, ai do të duhet të përgjigjet brenda një periudhe të caktuar kohe, sepse pastaj do të duhet të pozicionohemi në përputhje me rrethanat”.

Vullneti i Süles, siç u përmend, megjithatë, është që ta përfundojë aventurën e tij te Bayerni në fund të një periudhe 4-vjeçare, në të cilën ka fituar gjithçka: Ligën e Kampionëve, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Gjermanisë, Superkupën e Evropës, Botërorin për Klube.

E ardhmja e tij tani mund të jetë në Premier League, një dëshirë jo shumë e fshehur. Newcastle është në gjurmët e tij. Edhe Barcelona është në gjurmët e gjermanit, megjithëse zgjedhje e parë mbetet Andreas Christensen (Chelsea).

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...