“S’e di as vetë qysh fitova” – Nadal vuan për ta mposhtur Shapovalovin dhe e arrin gjysmëfinalen në Australian Open

PUBLIKUAR

Rafael Nadal ka treguar edhe një herë shpirt të madh luftarak, i cili e ka karakterizuar karrierën e tij, për t’i tejkaluar telashet fizike dhe për ta mposhtur Denis Shapovalovin në çerekfinale të Australian Open.

Tenisti spanjoll Nadal fitoi 6-3 6-4 4-6 3-6 6-3, pavarësisht se u përballë me telashe fizike në setin e katërt, raporton Gazeta Express.

Nadal, i cili titullin e vetëm në Melbourne e kishte fituar më 2009, pati nevojë për ilaçe për t’i ndalur dhimbjet e stomakut.

34-vjeçari do të përballet me  Matteo Berrettini apo Gael Monfils në gjysmëfinale.

Italiani Berrettini dhe francezi Monfils do të takohen në çerekfinale sot më vonë.

Pas ndeshjes, Nadal tha “Nuk e di as vetë si ia dola të fitoj”, në Melbourne ku temperatura shkoi deri në 30C.

“Isha plotësisht i shkatërruar. Ishte një ditë e vështirë, shumë nxehtë, nuk kisha ushtruar për këtë”, tha Nadal.

Në mungesë të të dëbuarit nga Australia Novak Djokovic dhe të të lënduarit Roger Federer, Nadal mund t’i tejkalojë ata në garë për më së shumti tituj grand slam, nëse fiton në Australi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...