Ambasadori gjerman reagon pasi Kosova shënon përparim në luftën kundër korrupsionit

PUBLIKUAR

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur lajm të mirë progresin e shënuar të Kosovës në indeksin e antikorrupstionit që u publikua sot nga organizata ‘Transparency International’. Kosova është ngritur për 17 vende dhe tani ndodhet në vendin e 87 raporton Gazeta Express.

Ambasadori Rohde ka shkruar se është inkurajuese që më në fund Kosova ka filluar ta luftojë seriozisht korrupsionin.

 

“Me të vërtetë lajme të mira. Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në luftimin e korrupsionit. Në indeksin e Transparency International, Kosova ka shënuar ngritje për 17 vende, tani ndodhet në vendin e 87. Inkurajuese Kosova më në fund ka filluar t’i shndërrojë fjalët në vepra për ta luftuar seriozisht korrupsionin. Vazhdoni. Kosova ka përkrahjen e plotë të Gjermanisë”, ka shkruar ai.

Kosova në Indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2021 sipas Transparency International
Kosova në Indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2020 sipas Transparency International

SHIKO MË SHUMË

Elezi: KQZ sot përmbyllë numërimin e të gjitha fletëvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme, e mërkurë, të përmbyllë...

Nis numërimi i votave me kusht, këto janë rezultatet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe...

Detaje të reja nga plagosja në Çagllavicë, konfiskohen 7 gëzhoja, bastiset shtëpia e të dyshuarit

Një person ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë...