Viti kur ishte regjistruar temperatura më e ulët në Kosovë

PUBLIKUAR

Prishtina Weather ka njoftuar se mëngjesin e sotëm, në Aeroportin e Prishtinës është regjistruar temperatura -18 gradë Celsius. Por, para 36 vjetësh, temperatura në Prishtinë ishte regjistruar -27.2C, raporton Express

Sipas Prishtina Weather, më 13 janar të vitit 1985 temperaturat në Prishtinë kishin zbritur deri në -27.2 gradë Celsius, ndërsa më 26 janar të vitit 2000, në Aeroportin e Prishtinës ishte regjistruar temperatura -29.2 gradë Celsius.

 

“Sado këto temperatura të regjistruara në vendin tonë të jenë të ulëta, duhet cekur se temperatura më e ulët në Prishtinë është regjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27.2C, e në aeroportin e Prishtinës -29.2C më 26 janar të vitit 2000.  Herën e fundit temperatura minimale edhe deri në -24C u regjistruan para pesë vitesh në janarin e vitit 2017”, ka bërë të ditur Prishtina Weather.

Hera e fundit që në vend janë shënuar temperatura minimale është janari i vitit 2017, ku temperaturat kishin shkuar deri në -24 gradë Celsius.

Prishtina Weather ka njoftuar se mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...