Tre vaksina për të hyrë në Kosovë, deputetja e PS-së thirrje Kurtit: Hiq masat

PUBLIKUAR

Masat e reja për të kaluar kufirin për në Kosovë indinjuan më shumë banorët e Kukësit. Një pjesë e tyre punojnë në Kosovë dhe nuk kanë mundësi të paguajnë tamponin.

Për pak minuta ditën e sotme protestuan në Morinë duke bllokuar hyrjen e mjeteve nga Kosova. Rruga u lirua pas ndërhyrjes së policisë. Deputetja e PS-së për qarkun e Kukësit, Gerta Duraku kërkon nga qeveria e Kosovës që të heqë masat kufizuese.

“Shqipëria nuk vendosi kurrë asnjë kusht për qytetarët e Kosovës, madje as në kohen e karantinës së madhe. Uroj dhe shpresoj që qeveria e Kosovës ta rishikojë këtë masë që penalizon rëndë banorët e qarkut Kukës dhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi duke i diskriminuar ata përtej çdo lloj arsye dhe llogjike” shkruan ajo.

Çdo person që futet në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tre doza, ose edhe me dy doza, por me një test PCR negativ të 48 orëve të fundit.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...