Ministri i Shëndetësisë viziton Klinikën e Infektivës dhe Pediatrisë në QKUK

PUBLIKUAR

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i shoqëruar nga zëvendësministri, Arsim Berisha dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka vizitur Klinikën e Infektivës dhe Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Latifi i falënderoi mjekët dhe infermierët për punën që po bëjnë në trajtimin e të prekurve nga COVID-19.

Përmes kësaj vizite ai gjithashtu u njoh me ecurinë e rasteve që po trajtohen aty.

Kjo është bërë e ditur në një postim të Ministrisë së Shëndetësisë në rrjetin social Facebook.

“Nga dr. Arben Vishaj, drejtoir i Infektivës u njoftua se brenda 24 orëve të fundit në këtë klinikë ka pasur shtatë raste të pranuara me COVID-19 dhe gjashtë të shëruar, derisa nga 54 pacientë sa aktualisht janë në këtë klinikë, katër prej tyre janë në mjekimin intensiv. Në Klinikën e Pediatrisë, drejtoresha Violeta Grajçevci Ukaj tha se për momentin në klinikë janë duke u trajtuar 4 fëmijë me COVID-19 dhe se personeli është i organizuar për të menaxhuar rastet”, thuhet në këtë postim.

Tutje, bëhet e ditur se Ministri Latifi tha se puna e profesionistëve shëndetësor është një shembull i përkushtimit për ta menaxhuar sa më mirë çdo rast me COVID-19 dhe bëri thirrje popullatës që të vaksinohen dhe t’i zbatojnë masat në fuqi me qëllim që punë e mantelbardhëve të lehtësohet.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...