Broja dëshiron të qëndrojë në Southampton

PUBLIKUAR

20-vjeçari numëron 7 gola dhe një assist në 20 paraqitje me Southamptonin këtë edicion.

Armando Broja e ka fituar vendin në Southampton.

 

Jo vetëm që e ka fituar, por ai është shndërruar në njërin prej lojtarëve kyç në formacionin e Ralph Hassenhuttl.

Lojtari është i huazuar nga Chelsea deri në fund të sezonit, por GOAL raporton nga burime të sigurta se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është i hapur të vazhdojë aventurën te Southampton për tu rritur edhe më shumë si futbollist.

“Sigurisht që ne duam ta transferojmë Brojën. Do të ishte fantastike nëse ai bëhet lojtari ynë. Ai gjithashtu dëshiron të jetë me ne”, u shpreh Ralph Hassenhuttl, trajneri i Southampton.

20-vjeçari numëron 7 gola dhe një assist në 20 paraqitje me Southamptonin këtë edicion. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...