Kledi habit me deklaratën për raportin me ish-banoren e shtëpisë së famshme

PUBLIKUAR

U panë shpesh shumë të afërt në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe më vonë Sheila publikoi një videoklip me Kledin si model kryesor.

Kështu, u mendua se marrëdhënia e tyre kishte qenë e gjitha punë dhe u shuajtën fjalët se dy ish-konkurrentët e “Big Brother VIP” mund të kishin nisur një lidhje.

Megjithatë, me deklaratat e tij të fundit Kledi i ka hedhur sërish benzinë zjarrit lidhur me Sheilën.

Në një intervistë për “Prive”,  i pyetur për statusin e tij, ai refuzoi të përgjigjej duke thënë thjesht “No Comment”.

“Raporti me Sheilën, miqësi apo më shumë”, ishte pyetja tjetër, ndërsa Kledi u përgjigj:

“Miqësi, e përzier”, tha ish-banori, duke shtuar sërish dyshimet.

Duket se raporti i tij me ish-partneren Khaula është prishur pas daljes së tij nga “BB VIP”. Nga kërkimet kemi vënë re se ata as nuk ndiqen më në Instagram.

“Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet.”- ka rrëfyer ai më herët.

SHIKO MË SHUMË

Vajzë apo djalë? Dafina zbulon gjininë e foshnjes

Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar...

Selin Bollati feston ditëlindjen e 24-të, DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

Fituesja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka festuar ditëlindjen...

Dy duart e fashuara e këmbën e thyer, e bija tregon për gjendjen e Sinan Vllasaliut pas aksidentit

Këngëtari kosovar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident në trafik. Vajza e tij, Edona,...