Kurti e pret në zyrë shefin e OSBE’së , flasin edhe për referendumin e Serbisë që s’e lejoi Qeveria

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport me të cilin kanë diskutuar edhe për referendumin e Serbisë të cilin qeveria e Kosovës s’e lejoi të zhvillohet në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Kurti ka falenderuar ambasadorin Davenport për situatën me rastin e referendumit kushtetues të Serbisë.

“Temë diskutimi e takimit ishin të drejtat e pakicave, sundimi i ligjit, e çështjet e sigurisë dhe qeverisja e mirë. Në takim u adresuan edhe zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetja për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët si dhe gatishmëria e OSBE-së për të ndihmuar Zyrën e Kryeministrit dhe qeverinë në fushat me interes të përbashkët. Kryeministri Kurti falënderoi z. Davenport për komunikimin e vazhdueshëm, përfshirë këtu edhe situatën me rastin e referendumit kushtetues të Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, diplomati amerikan, Michael Carpenter, i cili shërben si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në një deklaratë për referendumin e Serbisë që s’u lejua të mbahet në Kosovë, ka paralajmëruar bisedime mes Kosovës dhe Serbisë për ta gjetur një model se si do të mund të votohej në të ardhmen në zgjedhje.

Në deklaratën e Carpenter të dorëzuar në Këshillin e Përhershëm në Vjenë, thuhet se presin të diskutojnë me Qeverinë e Kosovës dhe me atë të Serbisë për ta gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...