Man Utd – Ronaldo, diskutojnë për të ardhmen

PUBLIKUAR

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” dhe futbollisti portugez do të takohen për ta vendosur të ardhmen e “CR7”

E ardhmja e Cristiano Ronaldos do të vendoset shumë shpejt.

Në fakt, drejtuesit e klubit kanë planifikuar të takohen me futbollistin portugez në javët në vazhdim.

Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Star”.

Shefi ekzekutiv i klubit, Richard Arnold do ta takojë personalisht 36 vjeçarin, përcjell “Gazeta Express”.

Nëse Man Utd nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër, gjërat do të vështirësohen.

Kjo pasi pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të qëndronte në një klub që s’luan në Champions.

Ronaldo e shfaqi pakënaqësinë e tij kur u zëvendësua në mesjavë në fitoren ndaj Brentfordit.

Natyrisht, dëshirë e klubit është që ta vazhdojë bashkëpunimin me ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe të Juventusit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...