Ahmeti përkujton Ibrahim Rugovën: Udhëhoqi me shtetin e Kosovës drejt miqësisë me shtetet tjera të mëdha

PUBLIKUAR

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e vdekjes së tij.

Ahmeti ka thënë se politikat e udhëhequra nga Rugova i kanë dhënë shumë jo vetëm popullit shqiptar por edhe rajonit e më gjerë.

“16 vite më parë u nda nga ne Ibrahim Rugova, patriot, intelektual dhe kontribues i madh i çështjes kombëtare, presidenti i parë i Kosovës i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe personalitet që punoi drejt rrugës së pavarësisë, demokracisë, paqes dhe lirisë. Rugova udhëhoqi me shtetin e Kosovës drejt miqësisë me shtetet tjera të mëdha, rrugë kjo e cila sot e kësaj dite vazhdon t’i ruajë vlerat autoktone. E kujtoj me respekt dhe vlerësim të madh sepse na doli në ndihmë gjithnjë kur kishim nevojë. Politikat e udhëhequra nga Rugova i kanë dhënë shumë jo vetëm popullit shqiptar por edhe rajonit e më gjerë”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”

SHIKO MË SHUMË

Java nis e nxehtë: Parashikimi i motit për ditën e hënë

Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta...

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...