Vjedhje e grabitje në Suharekë, policia identifikon të dyshuarit

PUBLIKUAR

Më 19.01.2022 , Policia në Suharekë, kishte pranua dy informata se në rrugët “Hajdin Berisha”, në Suharekë në një market nga arka janë vjedhur rreth 200 euro. Ndërsa në rrugën “Brigada 123” në Suharekë kishte ndodhur një vepër penale e grabitjes, ku i dyshuari me dhunë, nga xhepi, viktimës ka arritur t’i marrë një sasi të parave dhe largohet në drejtim të panjohur.

Pas një pune operative hetimore të hetuesve të stacionit policor është arritur të identifikohen personat e dyshuar në lidhje me këto raste e të cilët janë: A.Q., i datëlindjes 2005, A.S., i datëlindjes 2005 E.E., i datëlindjes 2006 dhe E.E., i datëlindjes 2007.

Personat tani më të arrestuar, janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të cilët kanë deklaruar se paratë i ka vjedhur i dyshuari A.Q. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa i arrestuari A.Q., pranon kryerjen e veprave penale në prani të avokatit mbrojtës.

Është kontaktuar prokurorori kujdestar për krime të rënda me urdhër të cilit i dyshuari A. Q. ndalohet për 24 orë. Rasti është nën hetime.

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara...

Java nis e nxehtë: Parashikimi i motit për ditën e hënë

Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta...

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...