Arrestohet një person në aeroport, tentoi të udhëtojë me dokumente të falsifikuara

PUBLIKUAR

Është arrestuar një person dje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për shkak se kishte tentuar që të udhëtonte me dokumente të falsifikuara, shkruan Gazeta Express.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës, 20.01.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për arsye se i njëjti ka tentuar të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës duke prezantuar dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...