Chelsea monitoron Dembelen

PUBLIKUAR

Klubi anglez, Chelsea e ka vënë në radar sulmuesin anësor të Barcelonës, Ousmane Dembele, i cili ka vendosur të mos rinovojë kontratën.

Kontrata aktuale e 24-vjeçarit skadon në verë, por Blaugranët kanë vendosur ta largojnë lojtarin përpara mbylljes së afatit kalimtar dimëror.

E gjithë kjo vjen pasi drejtuesit e klubit nga Camp Nou u dëshpëruan me negociatat e stërgjata pa efekt për një zgjatje të kontratës.

Megjithatë, sulmuesi anësor francez ka klube evropiane që e duan dhe një transferim i tij këtë muaj lehtë mund të ndodh.

Sipas mediumit britanik The Sun, Chelsea i ka vënë syrin te anësori sulmues të Barcelonës, Dembele.

Chelsea është gati të bëjë një lëvizje për Dembelen, por është e paqartë nëse ata do të përpiqen për një marrëveshje të përhershme apo një huazim fillestar

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...