Kurti si ‘gjermani’ i KEK’ut flet në detaje për defektin në bllokun B2 teksa përplaset me opozitën

PUBLIKUAR

Në seancën e sotme e cila po mbahej pas paralajmërimeve për rritje të tarifës së energjisë elektrike, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në detaje për defektin në bllokun B2 teksa po përplasej me opozitën.

Kurti në seancën e sotme duke sikur ‘gjermani’ i KEK-ut i cili erdhi në Kosovë për ta kryer ekspertizën e tij në lidhje me dëmet që janë bërë në bllokun B2.

Nuk ka ra menaxhmenti por ka rënë turbina. A e kuptoni? Lopatat e rrotorit të gjeneratorit në B2 janë copëtuar, për shkak se shtypja e avullit në vend që të jetë 120 bar, ka qenë 90 bar. Avulli ka qenë me lagështi më të madhe dhe i ka copëtuar lopatat e vjetërsuar të cilat kanë ra dhe e kan dëmtuar kontezatorin./ Nuk ka ra menaxhmenti por ka rënë turbina.

E dyta: sa i përket filterat, ata kanë desht me i instalu filterat, por kur kanë shku aty e kanë pa llom. Duhet niher bojlerat, pastaj filterat. E ju s’I keni bo as filterat e as bojlerat. Nuk ka filtera pa bojlera. E tash ne do t’I vendosim bojlerat, që t’ vendosim edhe filterat”, tha Kurti.

Kujtojmë se pas paralajmërimeve për rritje të tarifës së energjisë elektrike, opozita ka dalë kundër këtij vendimi, e si pasojë e kësaj sot pati përplasje mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...

SHSKUK: Bllokohen 1,432 njësi të produktit medicinal në Mitrovicë, në pritje të analizave laboratorike

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes një postimi në Facebook, ka...