Bislimi zatetet me ambasadorin Abbott, flasin për energjinë dhe ekonominë

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me ambasadorin britanik, Nicholas Abott, me të cilin ka diskutuar mbi energjinë dhe ekonominë e vendit.

“Fokusi i bisedës ishte i orientuar në drejtim të fushave si #ekonomia dhe #energjia, ku diskutuam politikat e implementuara, të orientuara drejt rritjes ekonomike të vendit dhe hapat e ndërmarrë në sajë të menaxhimit të situatës energjetike në vend”, ka shkruar Bislimi.

Përveç këtyre çështjeve, temë e bisedës ishte edhe situata me pandeminë, rritjen e numrit të infektimeve gjatë javëve të fundit në nivel global dhe menaxhimin që Ministria e Shëndetësisë po e bën në sajë të ecurisë së COVID-19.

“Shpreha konsideratën më të lartë për partneritetin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe interesimin e angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor. U ndjeva i nderuar nga falënderimi që më kushtoi z. Abott për mikpritjen dhe shprehjen e gatishmërisë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës”, shtoi Bislimi.

SHIKO MË SHUMË

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...

SHSKUK: Bllokohen 1,432 njësi të produktit medicinal në Mitrovicë, në pritje të analizave laboratorike

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes një postimi në Facebook, ka...

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Administrata publike duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo pengesë për ta,...