Kosova nuk e lejoi referendumin, SHBA paralajmëron bisedime për ta gjetur modelin e votimit

PUBLIKUAR

Diplomati amerikan, Michael Carpenter, i cili shërben si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në një deklaratë për referendumin e Serbisë që s’u lejua të mbahet në Kosovë, ka paralajmëruar bisedime mes Kosovës dhe Serbisë për ta gjetur një model se si do të mund të votohej në të ardhmen në zgjedhje, raporton GazetaExpress.

Në deklaratën e Carpenter të dorëzuar në Këshillin e Përhershëm në Vjenë, thuhet se presin të diskutojnë me Qeverinë e Kosovës dhe me atë të Serbisë për ta gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Mezi presim të diskutojmë me partnerët tanë – si me Qeverinë e Kosovës ashtu edhe me Qeverinë e Serbisë – se çfarë aranzhime dhe akomodime mund të bëhen për të siguruar që qytetarët të cilët banojnë përkatësisht në Kosovë dhe Serbi të jenë në gjendje ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit të tyre, dhe duke vepruar kështu, të jenë në gjendje ta përcaktojnë të ardhmen e tyre evropiane”, thuhet në deklaratë.

Tutje, në deklaratë shprehet një keqardhje për faktin që Kosova nuk është anëtare e këtij organi dhe që të mund të fliste vetë.

“Mezi presim ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i kësaj organizate dhe kjo mund të ndodhë”, thuhet në deklaratën e Carpenter.

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...