Dembele thyen heshtjen: “Nuk dorëzohem para asnjë shantazhi…”

PUBLIKUAR

Ousmane Dembele ka reaguar pasi Barcelona zyrtarisht i kërkoi të largohet nga klubi, madje që në afatin kalimtar të janari.

Ky vendim i klubit erdhi sepse Dembele nuk po rinovon kontratën, por sipas shumë avokatëve, është e paligjshme ta detyrosh dhe ta ‘kërcënosh’ një lojtar të largohet kur ka kontratë deri në qershor.

Nga sot do të përgjigjem me sinqeritet pa u dorëzuar para asnjë shantazhi. Nuk mund ta lë askënd të thotë se nuk jam i përfshirë në projekt. Jam totalisht i përfshirë dhe në dispozicion të klubit dhe trajnerit tim. Tereni jem është fusha, dua të luaj futboll, me pjesën tjetër merret agjenti im”, u shpreh Dembele.

Në njëfarë mënyre, ai dha sinjale se klubi do të bisedojë me agjentin e tij për kontratën dhe ndoshta edhe do të ketë zgjidhje.

Barcelona po i kërkon Dembeles që për shkak të problemeve financiare, të ulë pagën dhe të rinovojë kontratën, në anën tjetër, sulmuesi francez është skeptik me projektin, por edhe i irrituar që mund të fitojë më pak kur në klubet që e duan, ndoshta do të kishte pagë edhe më të madhe se që kishte në Camp Nou. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...