Shi e borë/Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu të cilat do të shoqërohen edhe me borë, raporton Gazeta Express.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.

 

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 21-22.01.2022

Pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshoj dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje. Fillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat janë në vlerat pozitive. Mirëpo, pas rënies së fushave termike, rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...