Ahmeti i reagon Kurtit: Çka po na vyejnë gjermanët me ndreq blloqe

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti i cili shpjegoi se si ka rënë blloku B2 në Korporatën Energjetike të Kosovësshkruan Gazeta Express.

Ahmeti e ka pyetur Kurtin se, çfarë na vyejnë gjermanët për të ndrequr blloqe, teksa ka përmendur një pjesë të fjalimit të Kurtit në Kuvend, ku shpjegonte se si kishin rënë blloqet.

“…por ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rotorit të gjeneratorit B2 janë copëtuar, për shkak se shtypja e avullit, në vend që të jetë 120 bar sipas specifikacionit, ka qenë 90 bar. Edhe avulli ka qenë me lagështi më të madhe edhe i ka copëtuar lopatat e vjetruara… Kurti në Kuvend në shpjegimin pse ska rrymë. Pyetja e qytetarëve është se a je tu fol për lagështinë absolute, relative apo specifike të Avullit. Në qoftë se jeni tu fol për atë absolute duhet me na tregu sa gram për metër kub ka qenë që e paska prish lopatën kështu. Në qoftë se ka pas me qenë shtypja 120 e ka qenë 90 e e ka prish lopatën kjo i bjen që me pas qenë 120 me lagështi absolute më të lartë na duhet me qenë të lumtur se paska pas me i prish edhe dhëmbët e bojlerit. Përnime e keni a? Çka po na vyejnë gjermanët me ndreq blloqe?”, ka shkruar Ahmeti në një postim në “Facebook”.

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...