Arsenal – Liverpool, betejë për finale

PUBLIKUAR

Dy gjigantët anglezë do të përballen sonte në mes vete sonte në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Carabao Cup

Arsenali dhe Liverpooli do ta kërkojnë sonte kualifikimin në finale të Carabao Cup.

Dy gjigantët e futbollit anglez do të përballen në mes vete në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

Dueli i parë gjysmëfinal i Kupës së Ligës së Anglisë në “Anfield Road” kishte përfunduar baras, 0:0.

Në atë takim, të zhvilluar mesjavën e kaluar, me karton të kuq ishte ndëshkuar futbollisti kosovar, Granit Xhaka, i cili rrjedhimisht do të mungojë sonte.

Por, “Gunners” ishin mbajtur deri në fund pa pësuar gol, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, ata do ta kërkojnë kualifikimin në finale, në ndeshjen që do të luhet në “Emirates Stadium”.

Por, edhe “Reds” e synojnë finalen e madhe, ku do t’i priste Chelsea më 27 shkurt.

Ndeshja e sontme ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit do të fillojë në orën 20:45. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...