Reagimi i prindërve të Keith për lidhjen me Adrianën: Janë stepur

PUBLIKUAR

Deputetja dhe aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi ka folur rreth lidhjes së saj me Keith.

 

E ftuar në ‘Goca dhe Gra’, ajo ka rrëfyer se si e kanë parë prindërit e tij lidhjen me të, shkruan lajmi.net.

Ajo ka sqaruar se ata ishin stepur pasi kishin kuptuar se Adriana dhe Keith kanë një diferencë të madhe moshe.

Adriana tha se ata ishin stepur, pasi nuk e prisnin që djali i tyre të kishte një të dashur 20 vite më të vjetër dhe me një vajzë, por ai ndoqi ndjenjat e tij dhe jo çfarë thoshin të tjerët.

‘Keith ka mendime ashtu siç unë kam tani, ndoshta është edhe gjenerata e tij që mendon për jetën. Ai mamit dhe babit tim i thotë mami babi, ndërsa unë akoma nuk i kam takuar prindërit e tij. Ata janë stepur pak kur e kanë marrë vesh, por ai ka vepruar duke u bazuar në ndjenjat e tij. Edhe shoqëria e tij nuk kanë qenë dakord, ai nuk më ka thënë gjë, por unë e kam kuptuar vetë’, tha Adriana.

Ajo gjithashtu ka rrëfyer edhe për ballafaqimin me tumorin në tru./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...