PDK: Nën qeverisjen Kurti qytetarët po shpenzojnë më shumë, ushqehen më pak

PUBLIKUAR

Partia Demokratike Kosovës (PDK) ka adresuar një sërë kritikash ndaj Qeverisë Kurti për ngritjen e çmimeve të produkteve bazike në vend.

Në debatin parlamentar të së enjtes në Kuvend, deputeti opozitar Ferat Shala tha se nën qeverisjen Kurti, qytetarët po shpenzojnë më shumë, por po ushqehen më pak.

“Sot nën qeverisjen Kurti, qytetarët e këtij vendi shpenzojnë më shumë dhe ushqehen më pak. Shpenzojnë më shumë dhe udhëtojnë më pak. Shpenzojnë më shumë dhe marrin shërbim të njëjtë. Punojnë më shumë, por të ardhurat i kanë të njëjtat, shpenzojnë shumë dhe jetojnë shumë më keq. Kjo është si rezultat i ngritjes së çmimeve dhe ngritjes së çmimeve dhe kaosit në këtë periudhë”, tha ai.

Ai ngriti si shqetësim edhe mundësisë e ngritjes së çmimit të bukës në 1 euro, pas shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Ngritja e çmimeve në sektorin e energjisë do të reflektojë pashmangshëm në tërë zinxhirin të prodhimeve dhe konsumit ditor. Merrni me mend, nëse sot kemi 50 cent bukë dhe këto ngritje të çmimeve që po e kalojnë 100 përqindëshin dhe disa raste 200 për qind. Çmimit i bukës do të arrijë shifrën deri në 1 euro”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...