Ylli i Milanit: Në San Siro e gjeta vetëbesimin që Real Madridi s’ma dha kurrë

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, ka thënë se në Real Madridi nuk kishte arritur ta fitonte asnjëherë vetëbesimin që tani po e ndien duke luajtur në San Siro.

Hernandez iu bashkua kuqezinjve nga Real Madridi për 20 milionë euro në verën e vitit 2019, raporton Gazeta Express.

Në Santiago Bernabeu, Theu nuk ishte titullar i rregullt por tani në Milan ai është bëri njëri prej lojtarëve më të mirë të krahut të majtë në Evropë.

24-vjeçari i ka shënuar 19 gola në 105 paraqitje për gjigantin e Serie A dhe pritet ta vazhdojë marrëveshje me të deri në vitin 2026.

“Në Real Madrid, më mungonte vetëbesimi për të luajtur lirshëm dhe për të shkuar përpara, por në Milan e kam këtë vetëbesim”, tha Hernandez.

“Këtu mund të lidhem më mirë me sulmuesit. Më pëlqen të të sulmoj dhe të shkoj përpara. Tani luaj me më shumë liri për të shënuar dhe për të asistuar më shumë”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...